Doli Raporti! Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky fakt i raportuar në FBI nga agjentët e BKH, është në skedën “RFS-Z 600”, ku regjistrohen provat që përdoren në fazë ballafaqimi e gjykimi. FBI ka të regjistruar skemën e ndërhyrjes dhe “ndikimit sipëror”; që Rama, McGonigal e Agron Nezaj kanë ushtruar mbi vendimarrësit e SPAK, për të ndaluar hetimin ndaj mafiozit Olsi Rama që me mashtrimin investimeve në Bitcoin, ka vjedhur qindra milionë USD nga 200 mijë shtetas në 18 shtete të BE

Edhe pse kryeministri Edi Rama, iu shmang përsëri përballjes në parlament dhe nuk po jep sqarime as nga “vrima” ku është strukur, nuk mund të ndalojë zullumet që dalin përditë në SHBA e Shqipëri, lidhur me skandalin “McGonigal” ku ai është zhytur keq.

Një nga këto zullume, thuhet se është bllokimi dhe ndërprerja e hetimit në SPAK, për aktivitetin e strukturuar kri.minal që organizoi Olsi Rama me rrjetin mafioz “Call-Center”, duke vjedhur nëpërmjet mashtrimit me gjoja investime në Bitcoin.

Në skedën e emërtuar “RFS-Z 600” ku regjistrohen provat bazë që përdoren në fazë ballafaqimi e gjykimi, FBI ka të regjistruar skemën e ndërhyrjes dhe “ndikimit sipëror” siç quhet; që Rama, McGonigal e Agron Nezaj ushtruan mbi vendimmarrësit e SPAK, për të fshirë hetimin ndaj Olsit.

Këtë të dhënë, FBI e ka marrë konfidencialisht nga agjentët e saj në Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilët i kanë raportuar me detaje, se në mesin e muajit dhjetor 2021, pas kërkesës së drejtësisë holandeze, gjermane e spanjolle, u ngarkuan nga Seksioni Hetimit Financiar i SPAK, të gjurmonin aktivitetin e rrjetit “Call-Center” në Shqipëri.

Pas 3 muaj grumbullim provash, agjentët e FBI-së Shqiptare zbuluan se “bosi” i rrjetit mafioz Call-Center është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, ndërsa maska e tij në rolin e administratorit të 32 qendrave e pikave në Shqipëri është Amant Josifi, këshilltar i ministres Olta Xhaçka dhe djali i Kryetares së Administratës Publike, Pranvera Strakosha (Josifi).

Befas, hetimi i Olsi Ramës e Amant Josifit u ndërpre, me argumentin se do lihej për një moment më vonë, mbasi priteshin informacione konkrete nga homologët holandezë, spanjollë e gjermamë, të cilët më 3 nëntor 2021 kishin dërguar Letër-Porosinë për hetimin e “Call-Center” në Shqipëri.

Por më 8 nëntor 2022, Anti- mafia Spanjolle e EUROPOL, duke detyruar SPAK-un dhe Policinë e Shtetit, organizuan në Shqipëri operacionin kundër rrjetit “Call-Center”, që kishte vjedhur qindra milionë USD nga 200 mijë shtetas të BE, nëpërmjet mashtrimit me gjoja investime në Bitcoin.

Nga SPAK e policia Shqiptare për këtë operacion, si gjoja “kokat” e “Call-Center”, u skeduan për arrestim vetëm “çirakët” Erindi Pysqyli e Berlando Saraçaj të cilët u ekstraduan në Spanjë, ndërsa bosët Olsi Rama e Amant Josifi nuk u futën në dosjen hetimore.

Pas presionit dhe Letër Porosisë së drejtësisë spanjolle më 22 nëntor 2022, SPAK u detyrua të nxirrte Urdhër-Arresti për Amant Josifin, por në pazar me policinë nuk e arrestoi, duke e lejuar të arratisej në Dubai, atje ku shkoi edhe Dorjan Duçka i skandalit “Rama- McGonigal- Nezaj”.

Ndërsa për Olsin, SPAK nuk nxjerrë urdhër arresti, sepse nuk është nën hetim, paçka se rezulton të jetë bosi i kësaj organizate kri.minale që vodhi 200 mijë shtetas në 18 vende të BE.

Para 4 muajsh, ish-shefi i SPAK, Arben Kraja ka hyrë fshehurazi në kryeministri me makinën kryeministrore; ndërsa më 4 dhjetor, Edi Rama tha: – Po shpifin, sikur im vëlla është përfshirë në mashtrimin me “Call-Center”, por ai nuk ka lidhje as me to dhe as me ata që janë para drejtësisë.

Këtë deklaratë, kryeministri Edi Rama e bëri 1 muaj pasi SPAK e hoqi Olsi Ramën nga dosja “Call-Center”; dy javë pas presionit të drejtësisë spanjolle; 10 ditë pasi u arratis Amant Josifi i Olta Xhaçkës, dhe 1 ditë para se SPAK e Met Rrumbullaku, të pranonin se ortaku Josifi i Olsit ishte shpallur në kërkim./Pamfleti

Zjarr Tv Ad