Një incident mes disa mbështetësve të partive politike raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellarë. Eksponentë të koalicionit opozitar “PD-ASHM” kanë bllokuar dy automjete, në njërin prej të cilëve ishte edhe pjesë e shtabit elektoral të zonës Klosit dhe dy persona te tjerë.
Demokratët kanë pretenduar se personat që ishin brenda dy automjeteve po jepnin para në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Raportohet se është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën mes tyre. Nga kontrolli në një nga automjetet janë gjetur 4.500 USD, 1 mijë paund dhe tollona nafte. Ndërsa në makinën tjetër nuk janë gjetur sende te paligjshme.
Kreu politik i “PD-ASHM” për qarkun e Dibrës, deputeti Xhelal Mziu, ka akuzuar kandidatin socialist Agron Malaj, duke u shprehur se makina ishte e tij. Pas kësaj ka reaguar edhe vetë ish-kryebashkiaku i Matit, i cili tashmë kandidon për deputet nën radhët e PS-së.
