Dom Gjergj Meta: Duhet një Rendi i ri Botëror! Jo pak familje, jo pak shtete,… të na drejtojnë jetën, frymëmarrjen si deri më tani

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dom Gjergj Meta-

NJË REND I RI BOTËROR?

Ndoshta do të ndodhë, sepse ekziston një rend i vjetër i cili duhet të shkërmoqet, të përmbyset nën peshën e papërballueshme të dëshirës së njeriut për një shoqëri njerëzore.

Shtëpia jonë e përbashkët nuk mund t’i bëjë ballë më një situate në të cilën pak njerëz, familje apo shtete, diktojnë jetën e të gjithëve. Jo vetëm e diktojnë, por edhe e vjedhin, e rrjepin e lënë kockë e lëkurë, e plakin, e vdesin dhe më pas i bëjnë varrime madhështore.

Për këtë duhet një mendim i ri, që nuk është thjesht shpluhrosje e doktrinave të vjetra të ndryshimit. Detyrë e vështirë, por tani është koha e atyre që duhet ta mendojnë ndryshimin, duke edukuar e përfshirë brezat e rinj e duke i motivuar për një shoqëri ndryshe. Jo makiazh mbi fytyra të rrudhura, as operacione plastike, por diçka krejt të re.

Hyji, që i bën të reja të gjitha gjërat, na qoftë ndihmë e përkrahje!

Zjarr Tv Ad