Dom Gjergj Meta: Miq, jeta jetohet sot! E nesërmja nuk është në dorën tonë!

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prifti katolik, dom Gjergj Meta, nga Dioqeza e Rrëshenit, i ka dërguar një mesazh sot qytetarëve shqiptarë të tronditur nga tërmetet. “Të dashur miq, – shkruan dom Gjergj Meta në Fb. – Pas kësaj fundjave plot panik, i ligjshëm pjesërisht, por pjesërisht i pajustifikuar, sidomos kur përhapet nga njerëz të papërgjegjshëm, ndjej t’ju uroj një javë të bukur.

Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë.

Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë.

Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu. Të marrim në dorë universin tonë njerëzor.
Ne kemi në dorë ta bëjmë dashurinë forcën tërheqëse të këtij universi njerëzor, duke dashur Zotin dhe njëri-tjetrin. Kështu do të krijojmë komunitet solidar që kthehet në shpresë për të gjithë dhe kemi shumë nevojë, sidomos në çaste të vështira. Lart zemrat e vazhdojmë rrugëtimin! Ditë të bukur,” përfundon prifti katolik, mjaft aktiv në median shqiptare.

Zjarr Tv Ad