Dom Gjergj Meta: Pandemia po nxjerr në pah pandemi të tjera. Duhet vetëdije sociale më e fortë

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dom Gjergj Meta dha sot një mesazh të fortë nga Shkodra për kohën që jetojmë. Dom Gjergj Meta renditi disa nga probleme të shoqërisë shqiptare, që nxorri në pah pandemia.

Dom Gjergj Meta ka dhënë një mesazh gjatë një shfaqejeje të zhvilluar në Shkodër, kushtuar Lekë Tasit, intelektualit 92-vjeçar, që vuajti nga regjimi monist.

“Do kisha dashur nje shoqeri me te vetedijshme. Te mos themi qe ka kaluar ajo kohe dhe te shohim drejt te ardhmes. Kjo eshte e rendesishme por nje e ardhme nuk mund te ndertohet mbi nje te kaluar te pavetedijesuar, pasi eshte sikur te ndertosh ne rrenoja, te ngresh nje shtepi mbi themele te brishta.

Themelet i perkasin te kaluares, e ndertimi duhet bere mbi themele te mira. Pajtimi vjen permes nje vetedije me te forte, e kjo duhet se sben per kete qe ka ndodhur ne vendin tone.

Apeli eshte ky. Ti kushtojme shume rendesi maredhenieve me njeri tjetrin. Shendetit mendor ti kushtojme rendesi te madhe. Pandemia po zbulon disa semundje te tjera si varferia, papunesia, maredheniet nderfamiljare, dhuna ne familje, abuzimet, korrupsioni. Kjo pandemi po i nxjerr me shume ne pah.

Konfliktualiteti politik qe une e kam perseritur disa here qe eshte gangrene per shoqerine shqiptare. Fatkeqesisht nuk ka shenja se do te zbutet kjo gje. Shpresojme te kemi nje kendveshtrim me te gjere rreth ketyre problematikave qe po nxjerr ne pah pandemia. Kane egzistuar por po dalin edhe me shume ne pah.

Dom Gjergj Meta ngre zerin për fenomenin e kriminalitetit

Gjakmarrjen nuk e shoh nje problem dhe nuk duhet ta stigmatizojme shoqerine per kete problem. Kriminaliteti eshte problem, e qe eshte i bazuar ne interesa ekonomike, mbi pushtetin per zona te caktuara, te zonave te kultivimit kanabisit, trafiqeve, per arsye te sundimit paligjshmerise dhe korrupsionit. Statistikisht gjakmarrjen se shof nje problem, kemi pak familje te ngujuara. Kurse problemet e rendit jane. Ndoshta kjo ka ndodhur edhe per shkak te konfuzionit qe ka kriju pandemia qe po kalojme keto kohe. Kaosi social qe ne Shqiperi eshte me i fuqishem.”

Zjarr Tv Ad