Donald Lu i përgjigjet akuzave të Llallës: Asgjë nuk më frikëson të mbështes reformën

0
971
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Asnjë përpjekje nuk na frikëson dhe nuk na pengon të mbështesim reformën në drejtësi”.

Kjo është deklarata e parë e Ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, pas akuzave publike që i bëri kryeprokurori Adriatik Lllalla.

Lu theksoi se SHBA ka qenë dhe është e angazhuar në monitorimin e reformësd në drejtësi ndërsa theksoi më tej se kjo reformë do të jetë e suksesshme.

Lu thekson se reforma në drejtësi do ti japë fund korrupsionit në gjyqësor dhe do ti japë fund manipulimeve politike.

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi.
Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim”, thuhet në deklaratën e ambasades.

Zjarr Tv Ad