Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.
Mesazhi i tij është shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e ambasadës amerikane.
Lu ka publikuar edhe një foto teksa përqafohej me një të moshuar në kohën që ishte ambasador në Shqipëri.
“Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”,- shprehet ambasadori Lu në postimin e tij në video.
Lu ka qenë ambasador në vitet 2015-2018, të cilat kanë qenë vitet e vështira për përplasjen e reformës në drejtësi. Në atë kohë flitej për kapjen e “peshqve të mëdhenj”.
“Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.