Donald Trump: Hoti dhe Vuçiç e kanë bërë botën një vend më të sigurt

0
14

Presidenti i SHBA, Donald Trump, e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të shkuar më 4 shtator në Washington dhe për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit ekonomik.

Në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit së fundmi është publikuar një citat i Trump, ku shprehet se Hoti dhe Vuçiç e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre.

Është dashur guxim i jashtëzakonshëm nga presidenti i Serbisë, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Hoti për të nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për ta finalizuar këtë angazhim”, citohet Trump.

Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt. Është vërtet ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”.