Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Donald Trump kërkon të ndalojë TikTok në ShBA

Donald Trump kërkon të ndalojë TikTok në ShBA

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Donald Trump deklaroi se do të ndalojë përdorimin e aplikacionit me pronësi kineze Tik-Tok në ShBA.

Në një dekaratë për mediat ai u shpreh se këtë të shtunë (1 gusht) mund të firmosë një urdhër ekzekutiv për ndalimin e saj.

Sipas BBC, zyrtarë të sigurisë kombëtarë kanë shprehur pakënaqësi dhe shqetësmin se aplikacioni Tik-Tok në pronësi të firmës kineze ByteDance mbledh të dhënat personale të përdoruesve në ShBA.

Ndalimi i saj në ShBA, ku mesatarisht përdoret nga më shumë se 80 milionë amerikanë, do t’i jepte një goditje të rëndë kompanisë.

“Përderisa ka shqetësime për TikTok, ne do ta ndalojmë atë” – u shpreh Trump.

Ndërsa Washington Post shkruan se zëdhënësi i TikTok, Hilary McQuaide ka refuzuar të japë një koment për këtë lëvizje të Donald Trump.

Zjarr Tv Ad