“Ajo që po ndodh në, një njollë e madhe në historinë dhe reputacionin amerikan.” Janë këto fjalët e Donald Trump, i cili gjatë një tubimi në Alabama sulmoi presidentin Joe Biden duke e cilësuar “një gabim të tmerrshëm” atë që Shtëpia e Bardhë vendosi për Afganistanin: “Ne po përballemi me një katastrofë të paparë”, shtoi ish-presidenti amerikan, duke shtuar se: “Evropa dhe NATO nuk besojnë më tek ne”.
“Me mua Amerika u respektua – përfundoi ai – tani flamuri i talebanëve valëvitet mbi ambasadën amerikane”. Trump më pas u mburr me marrëdhëniet e tij miqësore me talebanët, duke i përshkruar ata si “negociatorë të mëdhenj dhe luftëtarë këmbëngulës” dhe duke vënë në dukje se me të në Shtëpinë e Bardhë talebanët “kurrë nuk ëndërronin të kapnin aeroportet tona apo të shfaqeshin rreth e rrotull me armët tona amerikane”.