Donald Trump: Marrëveshja me Meksikën, e rëndësishme për sigurinë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar atë që ai e quajti “një pjesë tjetër shumë e rëndësishme e Marrëveshjes së Imigracionit dhe Sigurisë me Meksikën”, pa zbuluar asnjë detaj rreth përmbajtjes së tij.

Ai tha të hënën në Tëitter se masa në fjalë është një pjesë e marrëveshjes së imigracionit, të cilën “Shtetet e Bashkuara po e kërkojnë prej shumë vitesh”. Ai shtoi se tani masa do të duhet të miratohet nga Kongresi i Meksikës dhe kërcënoi se nëse ajo dështon të miratohet atje, ai do t’i kthehet kërcënimit të tij për të imponuar tarifa të reja ndaj mallrave meksikane.

Deklaratat e fundit pasojnë një marrëveshje të njoftuar të premten, e cila kërkon që Meksika të dërgojë 6,000 trupa në kufirin e saj me Guatemalën, për të ndalur rrjedhën e emigrantëve dhe u jep Shteteve të Bashkuara autoritet të ri për të detyruar azilkërkuesit të qëndrojnë në Meksikë, ndërkohë që çështjet e tyre ligjore në Shtetet e Bashkuara Shtetet janë në pritje për t’u shqyrtuar.

Presidenti Trump ka kritikuar prej shumë kohësh Meksikën, që nuk ka bërë sa duhet për të ulur pakësuar numrin e njerëzve që mbërrijnë në kufirin jugor të SHBA dhe para njoftimit të së premtes kishte premtuar të impononte tarifa prej 5 për qindsh, të cilat do të rriteshin gradualisht, në se qeveria meksikane nuk do të merrte mesat e nevojshme.

 

Zjarr Tv Ad