Donald Tusk: Misioni i pamundur u bë realitet

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk përgëzoi kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për miratimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin Grek.

Tusk u shpreh se misioni i pamundur u bë më në fund realitet.

“Ata kishin imagjinatë, morën riskun, ishin gati të sakrifikonin interesat e tyre për një të mirë më të madhe. Zoran, Alexis përgëzime. Misioni i pamundur u bë realitet.”

Miratimi me 153 vota pro i Marrëveshjes së Prespës, i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

 

 

Zjarr Tv Ad