Donald Tusk thirrje 28 shteteve të BE të kontribuojnë në ndërtimin e katedrales Notre-Dame

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u ka bërë thirrje 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian të kontribuojnë në financimin për rindërtimin e katedrales së  Notre-Dame. Në një postim në Twitter ai u solidarizua me popullin francez dhe shprehu ngushëllimet e tij për djegien e katedrales së famshme.

“Dua të ngushëlloj dhe të solidarizohem me kombin francez, gjithashtu edhe si qytetar i Gdańskut, 90% i shkatërruar dhe i djegur, që u rindërtua më vonë. Ju gjithashtu do e rindërtoni katedralen tuaj.

Nga Strasburgu, kryeqyteti francez i BE-së, u bëj thirrje të gjitha 28 shteteve të marrin pjesë në këtë detyrë,”-shkroi Tusk.

Një zjarr i madh shkatërroi pjesërisht simbolin e Parisit. Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike,  850 vjeçare, përfshirë dy kullat e saj, ndërsa maja dhe çatia iu shembën. Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, të hënën pasdite.

Shkaku i tij mbetet ende i paqartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punimet e rinovimit. Prokuroria e Parisit tha se aktualisht është duke e hetuar atë si një aksident. Gjatë vizitës në vendin e ngjarjes, Macron tha se “më e keqja është shmangur”, pasi është ruajtur struktura kryesore e katedrales.

Ai u zotua se do të nisë një skemë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për rindërtimin.

Miliarderi François-Henri Pinault, shef ekzekutiv i grupit Kering, i cili zotëron markat e modës Gucci dhe Yves Saint Laurent, premtoi tashmë 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales Notre-Dame.

Zjarri nisi rreth orës 18:30 të hënën dhe shpejt arriti kulmin e katedrales, duke shkatërruar dritaret e qelqit dhe brendësinë e drurit, përpara se t’i rrëzonte majën.

 

Zjarr Tv Ad