Dorëheqja e Ardi Veliut/ Bushati: Kryepolici ishte simbol i injorancës

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati, gjatë një interviste televizive, ka komentuar dorëheqjen e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe zëvendësimin e tij në këtë post nga Gledis Nano.

Bushati u shpreh se Veliu ishte simbol i injorancës, ndërsa thekson se gjëja që kërcet më së shumti në tekstin e tij të dorëheqjes ishte fakti se në një paragraf më lartë tregonte se po largohej për shkak se donte t’i përkushtohej familjes, kurse në një paragraf më poshtë thoshte që priste të bashkëpunonte sërish me policinë.

Bushati:Sa më shumë degradon regjimi aq më injorantë rekruton. Kryepolici ishte simbol i injorancës. Në atë tekst thotë unë po largohem për arsye familjare dhe tre radhë më poshtë thotë mezi pres të kaloj me ty prapë Ramës. Aman më jep ndonjë post o beu im. Brenda atyre dy paragrafëve ka një injorancë ulëritëse. Do gruan apo do shefin. Kjo është gjëja që kërcet”.

Kur qenka shërbëtor kaq i zellë pse duhet ta hiqnin?

“Po të shohësh trajektoren nga 2000 e më pas kë quanin kokëlesh aq më shumë e sposton. Në këtë sens, prandaj degradojnë intelektualisht bashkëpunëtorët, bëhen më budallenj dhe gjithmonë Rama është i detyruar t’i spastrojë dhe gjithmonë gjen një budalla që t’i shërbejë”, u shpreh Bushati.

Zjarr Tv Ad