Dorëheqja e Bashës, Nishani: Akti i fundit i lojës së tij mjerane për ta kthyer PD në lodër të Ramës! Është koha për bashkim
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
Sipas Nishanit ky ka qenë akti i fundit të lojës së tij për tak thyer PD lodër në duart e kryeministirt Edi Rama.
Nishani shkruan se tani është koha e bashkimit të demokratëve në proçësin e ringritjes së Partisë Demokratike, për ta bërë atë parti më të fortë.
Postimi i plotë i Bujar Nishanit:
Lulzim Basha tentoi të luajë sot aktin e fundit të lojës së tij mjerane për ta kthyer Partinë Demokratike në fasadë-opozitë, lodër në duart e Edi Ramës.
Fatin e Partisë Demokratike e kanë marrë tashmë në dorë demokratët, anëtarët e asaj partie, ata që bëjnë të mundur ekzistencën e Partisë Demokratike.
Lulzim Basha është shkarkuar nga detyra e kryetarit prej anëtarëve të Partisë Demokratike në Kuvendin historik Kombëtar të 11 dhjetorit 2021.
Ata të cilët vijojnë të injorojnë, shpërfillin dhe refuzojnë vullnetin dhe vendimet e demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, Referendumin e 18 dhjetorit, votimet e 6 marsit, bëjnë të njëjtin gabim që kanë bërë deri sot në kurriz të demokratëve.
Sot është koha e bashkimit të të gjithë demokratëve në proçesin e ringritjes së Partisë Demokratike nisur më 11 dhjetor 2021, për ta bërë atë parti më të hapur, më të fortë, më të bashkuar !
Skenarët mjeranë të regjimit për asgjesimin e PD, opozitës, pluralizmit, kanë marë fund.
Deputetët e zgjedhur nga elektorati i Partisë Demokratike, sot më shumë se më parë duhet të bëhen bartësit më kryesorë të vullnetit politik të demokratëve, shprehur që prej 11 dhjetorit deri më 6 mars.
Tashmë ka vetëm një proçes, një platformë bashkimi, një shtëpi të madhe të përbashkët, rindërtimi i së cilës ka në themelin e saj votën e lirë për gjithseicilin.
Cilido që do të vijojë ta minojë rithemelimin e Partisë Demokratike, do të ketë dështimin e rradhës.