“Dorëheqja e Bashës tinëzare”, Marku: Dorëzoni selinë demokratëve sot, se ndëshkimi do jetë shumë i madh nesër!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Paulin Marku/

Doreheqja e Bashes tinzare,e pabesë dhe jopolitike!

1.Basha gjatë gjithë karrierës së tij politike në këto vite ka treguar një nivel të ulët politik,por mbi të gjitha më shumë pabesi në anën njerzore.

2.Gënjeshtra dhe mashtrimi ka qenë dhe mbeten profesioni i tij më i përkryer në jetën e tij dhe këtë e dinë mjaft mirë kolegët,bashkëpunëtorët dhe njerzit që kanë punuar afër tij.

3.Pabesia,mungesa e vizionit,lidershipi,interesi personal kanë qenë virtyti më i rendesishëm në jetën e tij politike,shoqërore dhe individuale.

4.Levizjet e fundit politike të tij,asnjë kandidature nuk mund të zëvendësojë vullnetin e demokratëve të 11- Dhjetorit,referendumin për shkarkimin e datës 18-Dhjetor dhe zgjedhjet e 6 Marsit.

5.Bashkëpunimi me Ramen dhe klanet e tjera politike dhe ekonomike kanë qenë pjesë e jetës së tij politike në kurriz të votës së demokrateve të thjeshtë.

6.Vula dhe selia e Partisë i është nevojitur vetëm për pazare,biznes,lista deputetësh e kryetar bashkish,presion mbi bizneset dhe asnjëherë për demokratët e papunë.

7.Gazilotsjellës,helmatisja dhe dhuna policore që ushtroi mbi demokratët do të jetë vepra më tradhtare që një drejtues politik u bën votuesve të tij në një vend demokratik.

8.Shitja e opozitarizmit në një vend pluralist është cënimi më i madh i vlerave demokratike dhe një tradhti me përmasa kombetare për pluralizmin dhe demokracinë .

9.Basha dhe mbeshtetësit e tij sot, duhet të kuptojnë se nuk kanë asnjë lidhje me demokratët e thjeshtë dhe anëtarësinë,prandaj e vetmja rrugë e drejtë është bashkimi me vullnetin e demokratëve.

10.Të gjitha lëvizjet e tjera të dyshimta brenda selisë janë një dëm i madh për opozitën,si nga ana ligjore,por dhe një shërbim i veçantë për Ramen nga ana politike.

Dorëzoni selinë demokratëve sot, se ndëshkimi do jetë shumë i madh nesër!

Zjarr Tv Ad