Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Sipas Gjiknurit ky mund të jetë fundi i fillimit të shkërmoqjes të PD-së për të cilën tha se reformimi do t’i marrë shumë kohë.
“Është akti i parë fisnik i një humbësi kronik që duhet ta kishte bërë me kohë. Por ne si PS nuk e kemi vëmendjen se çfarë po zhvillohet në PD por njëkohësisht unë edhe më parë kam thënë që PD ka hyrë në një cikël të vështirë, shkërmoqje me shumë flukse. Për shumë njerëz akti i dorëheqjes mund të duket si fdillimi i fundit të këtij procesi por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes.
Ne jemi duke parë zhvillimet në PD por vëmendjen e kemi tek qytetarët shqiptarë, tek problemet që ka vendi. Ne shpresojmë që opozita një ditë të riformatohet për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar edhe për të mirën e Shqipërisë, por ata kanë probleme me veten e tyre. Mazhoranca është këtu për të përballuar të gjitha këto vështirësi që janë shkaktuar nga ngjarjet ndërkombëtare.
Me kë do të bashkëpunoni pas dorëheqjes së Bashës për reformën zgjedhore? “Unë e thashë edhe më parë që reformimi kërkon kohë do ta kenë të vështireë, por ne i presim në komisionet përkatëse që ata i kërkuan. Në cdo kohë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Ne urojmë që ata ta gjejnë veten por vendi nuk do të mbahet peng nga shthurja e tyre”, tha Gjiknuri.