Dorëheqja e Contes, Salvini: Nuk dua një Itali skllave të askujt

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas fjalës së Giussepe Contes në Senat ky sulmoi ashpër Matteo Salvinin dhe deklaroi se do jepte dorëheqjen reagoi zv/Kryeministri Matteo Salvini i cili deklaroi se nuk pendohet për asgjë.

“Nuk pendohem për asgjë. Do ribëj gjithçka me të njëjtën forcë për të qenë njeri i lirë,”- tha ai.

Ndërsa shtoi se nuk dëshiron një Itali skllave të askujt.

“Nuk dua një Itali skllave të askujt,”-shtoi Salvini.

Conte u shpreh në Senat sot se Salvini është treguar i “papërgjegjshëm” duke çuar në krijimin e një krize të re politike për Italinë për “interesa personale dhe partiake”.

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë kryeministri italian Giuseppe Conte referoi sot pasdite në Senatin italian qëndrimin e tij mbi kërkesën e zëvendëskryeminstrit Matteo Salvini për zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa shtoi se do i paraqesë dorëheqjen si kreu i qeverisë Presidentit të Republikës italiane.

“Shfrytëzoj këtë mundësi për të njoftuar se do t’ia paraqes dorëheqjen time si kreu i qeverisë Presidentit të Republikës,”-tha ai. “Puna e qeverisë sot merr fund. Vendimi për të ndezur krizën qeverisëse në mes të gushtit është i papërgjegjshëm. Salvini me këtë vendim dëshmoi pak kulturë institucionale e interesa personale e partiake.”

“Kjo krizë qeverie vjen në një moment delikat për vendin në raport me institucionet evropiane. Këto ditë po mbyllen bisedimet, për zgjedhjen e komisionerëve evropianë e personalisht po punoja për ti garantuar Italisë një rol qendror. Por kjo krizë qeverie çon Italinë në një pozicion te dobët,”-theksoi Conte.

Ai shtoi se tha ai ka nevojë jo për persona të plotfuqishëm, por për njerëz me kulturë e përgjegjësi institucionale.

Zjarr Tv Ad