Dorëheqja e Haradinajt, Vuçiç: E bëri për të fituar më shumë popullaritet

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka mbajtur një konferencë për shtyp nga selia e Presidencës në Beograd. Kreu i shtetit serb ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt, ai e ka konsideruar këtë një akt si të qëllimshëm për ‘synim të fitojë popullaritet’.

‘Ne e kuptojmë gëzimin, por mendojë se nuk ka vend për të shprehur kënaqësi sa i përket ftesës për Ramush Haradinaj. Nuk mendojmë se ka arsye për eufori sepse ne jemi duke i vëzhguar të gjitha faktet dhe pasojat e dorëheqjes, sidomos se si Shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar do ta trajtojë serbinë dhe njerëzit e saj’.

Vuçiç u shpreh më tej se shteti i Serbisë do të qëndrojë pranë qytetarëve të saj ndërsa shtoi se vazhdimësia e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësore.

Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik për të fituar popullaritet, ai po përpiqet të mposhti kundërshtarët në Kosovë e Metohi. Parashikimet tona janë se ai do të lirohet pas 48 orësh.

Nuk them ‘ndoshta’, por po e them me siguri të plotë, do të kthehet si një hero i madh i popullit shqiptar, popullariteti i tij do të rritet, të gjithë do të bien në këtë kurth’.

Vuçiç vlerësoi se tarifat nuk do të shfuqizohen dhe se pushtetet perëndimore do të vazhdojnë të presin, do ti bëjnë shantazh Beogradin me pretekstin se liderët e Kosovës po dërgohen në Hagë.

Vuçiç tha se me këtë veprim, ai synon të fitojë më tepër popullaritet te shqiptarët dhe të përjashtojë Listën Serbe.

 

Zjarr Tv Ad