Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar pak çaste pas deklaratës së Lulzim Bashës, ku njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së.
Topalli, megjithatë, nuk e quan si dorëheqje largimin e Bashës, por me ironi thotë se ai “u ngri për së dyti”.
“U ngri për së dyti!”, shkruan me ironi Topalli në rrjetet sociale.
Basha vendosi të “ngrijë” funksionet e tij në PD në vitin 2015 pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, megjithatë ai u rizgjodh sërish kryetar në zgjedhjet brenda partisë.
Edhe këtë herë, Basha tha se do të jetë pranë PD-së duke punuar për ta rikthyer të bashkuar dhe më të fortë.