Sot, Presidenti Hashim Thaçi, lajmëroi për dorëheqjen e papritur nga posti i Presidentit të Kosovës. Por e papritura e situatës aktuale në Kosovë, është se ishte një dorëheqje e çuditshme, që përkon dhe me zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Pse dorëheqja e tij erdhi pikërisht, pas dy ditësh të zhvillimit të zgjedhjeve?
Por kush do ta zërë vendin tij?
Sipas Kushtetutës së Kosovës, kur posti i Presidentit mbetet bosh, padiskutim që vendin e tij përkohësisht e zë kreu i Kuvendit, ku në rastin që ne flasim, këtë detyrë e merr Vjosa Osmani. Por si zgjidhet Presidenti i shtetit?
Sipas nenit 86, në mënyrë absolute Presidenti zgjidhet në Kuvend, me votë të fshehtë. Në këtë rast, si kandidat nominohet ai ose ajo që siguron, nënshkrimet e 30-të deputetëve të Kuvendit.
Kandidati që grumbullon më shumë vota, ka të drejtën të zgjidhet President i Republikës së Kosovës. Por, nëse ndodh që në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk arrin të zgjidhet President i Republikës së Kosovës, atëherë ndodh shpërndarja e Parlamentit, duke shpallur kështu zgjedhje të reja, që domosdoshmërisht, duhet të mbahen brenda dyzet e pesë ditësh.