Dorëheqjes e Xhafajt, hipotezat e largimit të tij

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e publikuar të shtunën në mëngjes nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësimi tij me shpejtësi nga gjeneral Sandër Lleshi, ka qenë e papritur jo vetëm për gazetarët, por edhe për një pjesë të mirë të politikës shqiptare, madje sipas burimeve të “Shqiptarja.com” edhe për bashkëpunëtorët e ish-ministrit. Në një nga momentet më të mira të Xhafës në krye të ministrisë së Brendshme, pas operacionit të suksesshëm që zbuloi laboratorin e heroinës në Has dhe disa operacioneve seri me goditjen e të fortëve në të gjithë vendin, ai jep dorëheqjen nga detyra. Në pamje të parë kjo dorëheqje duket non-sens dhe deklaratat diplomatike me fjalë përgjithësuese fillimisht dhe më pas gjatë ditës e mbrëmjes së djeshme, ato me “qitje të largët” si nga Rama ashtu edhe nga Xhafa, shtojnë enigmat në këtë tablo me dy personazhe kryesorë, por me një mori të tjerë të ndërthurur në të, që shpesh nuk janë aspak në rolin e figurantit. Enigma më kryesore dhe pyetja që shtrohet gjerësisht nga opinioni është shkaku ose shkaqet që sollën këtë dorëheqje të papritur të ministrit Xhafaj. Ajo që intrigon në largimin e ministrit të Brendshëm nga detyra ka të bëjë më shumë me shkaqet që mund ta kenë shtyrë atë drejt dorëheqjes në një moment të papritur, aq më tepër që Xhafaj duroi në mënyrë stoike “furtunën” e ngritur nga çështja “Babale”. Historia me audio-përgjimin e famshëm ku supozohej se përfshihej vëllai i tij Agron (Geron) Xhafaj, largimi më pas vullnetar i këtij të fundit në Itali për të vuajtur dënimin që kishte në shtetin fqinj, ishin momenti më delikat në krye të këtij posti, të cilin u duk sikur ai e kaloi me sukses falë mbështetjes si nga ana e Ramës, ashtu edhe të faktorit ndërkombëtar.

 

Zjarr Tv Ad