Dorëheqjet në PD, ironizon Murrizi: Si kryetarët e koperativave në 1991! Këta janë shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, ja çfarë duhet të bëjnë nëse e kanë “braktisur” vërtet Bashën

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar dorëheqjet e disa zyrtarëve të PD-së nga postet që mbanin pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

Ai i krahasoi këto dorëheqje me ato të kryetarëve të koperativave në shtator të vitit 1991, pasi kishte filluar ndarja e tokës me ligjin nr.7501. Sipas tij, dorëheqjet e zyrtarëve të PD-së janë të pavlefshme, pasi këta zyrtarë janë të shkakruar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.

Murrizi thotë se deputetët që i dolën kundër Bashës duhet të veprojnë, duke depozituar firmat në Kuvend për të zgjedhur kryetarin dhe Kryesinë e re të Grupit Parlamentar.

Postimi i plotë:

Doreheqiet e “ udheheqesave” suprem nga te gjitha “ funksionet” madhore ne Parti keto dite pas 6 marsit, me duken njelloj si “ doreheqiet” e kryetareve te koperativave ne shtator te vitit 1991 pasi kishte filluar ndarja e tokes ne gusht me dekret te ramiz alise ligjin nr 7501

Nuk po e mar vesh ne fakt se nga cilet funksione ne Parti po japin doreheqiet keta??????

Formalisht keta jane te gjithe te shkarkuar nga Kuvendi i Demokrateve i dates 11 dhjetor 2021

Pastaj me date 6 mars 2022 u rishkarkuan ne menyre turperuese nga votuesit opozitare

Per shumicen derrmuese te ketyre “ liderave” ,qe nuk kane asnje lidhje me PD, me Demokratet, me strukturat dhe me Qytetaret, nuk kane pse harxhohen fare per deklarata bombastike doreheqie, se nuk kane qene kurre askushi dhe nuk i ka ditur apo vleresuar askush per mender postet dhe gradat qe kane patur me shkresa tek gaz bardhi

Ne fakt po habitem edhe me keta te grupit te rithemelimit te PD ,qe po i mirepret doreheqiet e ketyre si lajme “ bombe”kur nga njera ane thone qe i ka shkarkuar kuvendi i 11 dhjetorit ,e nga ana tjeter po shoh qe po ju thone bravoooo,sikur doreheqiet e ketyre te ishin terheqia e trupave ruse nga Ukraina

Te gjithe Deputetet qe mendojne realisht se kane mbeshtetur nje kauz boshe dhe te deshtuar prej shkurtit 2019 ne fakt, duhet te lexojne rregulloren e Kuvendit te Shqiperise, nga neni 15-18 i saj dhe te depozitojne firmat nese jane shumice ne grup ,qe te zgjedhin kryetarin dhe kryesin e re te grupit parlamentar te PD

Vetem kjo verteton me vepra ,qe keta “ lidera” jane shkeputur perfundimisht nga nje grup prej 7-8 deputetesh te çifti BB( basha-bardhi) qe humbjen turperuese te 6 marsit,e quajne fitore historike

Kjo vlen per ata qe jane Deputet, se per disa ordiner me 4 klase shkolle, hajdut makinash apo debil klasik qe jane emeruar si kryetar degesh apo kanidat qe quajne fitore kur dalin ne vend te trete nga 4 kanidat, nuk ka asnje vlere çdo deklarim i tyre ,sepse vete ata kane pohuar qe nuk duhet tu meret ne konsiderate asnje deklarate se  jane aksiq

Ps: Kur shoh qe quhet si “ lajm” publikimi ne fb i disa vemjeve qe as i njeh e as i pjerdh kush ne pallat apo fshat, se paskan kerkuar edhe keta qe luli te largohet, me vjen ti bej leter keshillit te sigurimit te okb qe te marin vendim qe Luli te rri aty edhe 17 vjet te tjera

Zjarr Tv Ad