Dorëhiqet diplomati kryesor për Evropën në DASH

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një letre të të paraqitur Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, 41 vjeçari Mitchell, përmend arsye personale dhe profesionale për vendimin e tij. Dita e tij e fundit si ndihmës sekretar i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike do të jetë 15 shkurti. Largimi i Mitchell krijon një boshllëk në Departamentin e Shtetit në një kohë kur udhëheqësit evropianë po vënë në pikëpyetje angazhimin e Presidentit Donald Trump ndaj aleancave kyçe perëndimore.

Ai shkruan në letër se “ndërsa administrata bëri vitin e saj të dytë, e ndiej se kam përmbushur atë që kisha si objektiv kur mora këtë post,” duke përmendur zhvillimin e një strategjie për Evropën si dhe ndihmën për zotin Pompeo, i cili pasoi në detyrë ish-sekretarin Rex Tillerson që u shkarkua në mars të këtij viti. Ndërkohë në shtator 2017, zoti Mitchell u bë i pari ndihmës sekretar i shtetit në administratën Trump i konfirmuar nga Senati dhe do të jetë i emëruari i parë i zotit Trump në këtë post që largohet.

 

Zjarr Tv Ad