Dorëzohet në KQZ dorëheqja e Valdrin Pjetrit nga bashkia Shkodër

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dorëzohet në KQZ, dorëheqja e Valdrin Pjetrit nga kryetar i Bashkisë Shkodër. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia informoi mbi vakancën në krye të bashkisë.

KQZ duhet të shqyrtojë kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë e mandatit të Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie.

Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga mandati i kryebashkiakut të Shkodrës pesë ditë më parë, pas akuzave të hedhur nga opozita se ai është dënuar në Itali për trafik droge.

Ditën e djeshme (19 gusht) në Shkodër u konstituua këshilli bashkiak, ku Brisela Kadia u zgjidh kryetare.

Nga ana e saj opozita zhvilloi një protestë duke konsideruar ilegjitim konstituimin e keshillit bashkiak. Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi tha se do të vazhdojë të mbajë detyrën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Zjarr Tv Ad