Dorëzohet në polici nëndrejtori i Kadastrës Durrës, nën akuzë për abuzim me legalizimet

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dorëzohet në polici nëndrejtori i Kadastrës së Durresit, Arben Isaku, i akuzuar për abuzim me legalizimet.

Pas akuzave për falsifikim dokumentesh, Isaku është dorëzuar në polici ditën e sotme.

Krahas tij është vetëdorëzuar edhe ekonomisti Redi K., 27 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet F.R., 28 vjeç, me detyrë Specialist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës-Durrës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Legalizimi”, zyrtarët akuzohen se kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet dy persona për një sipërfaqe 123 metra katrorë dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet e shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre pasi Prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”.

Zjarr Tv Ad