Dorëzohet vetë në Polici një nga vëllezërit Kusi, që vranë teknikun e kondicionerit

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

eshtë dorëzuar vetë në Policinë e Tiranë, Geraldo Kusi, njeri nga dy vëllezërit që vranë teknikun e kondicinerit Indrit Çela tek punonte në shtëpinë e tyre më 22 gusht 2019. Policia i kishte shpallur në kërkim të dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusin, pas vrasjes. Dyshohet se ata ishin larguar pas krimit drejt Greqisë.

Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit, në vilën e Kusëve në rrugën Muhamet Gjollesha.

SI RRODHEN NGJARJET

Sipas dosjes së dërguar në Prokurori, menjëherë sapo ka qëlluar ndaj Indrit Çelaj, Griseldo Kusi,  ka ndezur dritën e celularit me qëllim për të gjetur gëzhojën e plumbit. Këto rrethana janë treguar në polici nga dy kolegët e Indrit Çelaj që ishin kontraktuar nga Ferdinand Bakalli për të rregulluar vilën trekatëshe ne pronësi të Bujar Kusit.

Më tej Griseldo Kusi është takuar me vëllain e tij Albano Kusi, babain e tyre Bujar Kusi dhe Ferdinand Bakalli, me qëllim për të ndryshuar dinamikën e vrasjes.

Të gjitha këto veprime janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së një lokali përballë vilës ku ndodhi vrasja, ku është është thurur plani për të devijuar rrjedhjën e hetimeve si edhe për tia ngarkuar krimin një personi tjetër, konkretisht Lorenc Veliajt.

Sipas dokumentit të Prokurorisë në lokal hyn fillimisht i dyshuari Bakalli. Më pas mbërrijnë Albano e Griseldo Kusi. Dy vëllezërit Kusi qëndrojnë për disa sekonda brenda në lokal. Më pas dalin dhe ulen jashtë, ndërsa i plagosuri Indrit Celaj, ndodhej në grahmat e fundit të jetës në ambientet e jashtme të vilës. Aty ku e ishte nxjerrë Albano Kusi pas plagosjes që kishte ndodhur në katin e parë të shtëpisë.

Siç konstatohet edhe nga pamjet filmike, në dorën e djathtë të Griseldo Kusit dallohet qartë një njollë e kuqe. Për hetuesit kjo shenjë nënkupton njollat e gjakut.

‘Vetëm pak sekonda më pas, Griseldo Kusi del nga ana e pasme e lokalit dhe bisedon me Bakallin. Në këtë kohë aty mbërrin edhe babai i tij, Bujari që shkon drejt vilës ku ishte qëlluar punëtori,” thuhet në dokument.

Zjarr Tv Ad