Dorëzohet zv.kryeministri Braçe: Nuk kam kujt t’i drejtohem, do marr kazmën vetë…

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.kryeministri Erion Braçe, ka bërë një denoncim në rrjetet sociale.
Braçe publikon foto nga ndërtimi i qendrës Shëndetësore në Këmishtaj dhe thotë se teksa po bëjnë një punë të mirë, privati me manovrat e tij nuk po i lejon. Braçe ka treguar si brenda qendrës shëndetësore publike, ka ndërhyrë privati dhe i ka marrë një banjo për t’ia ngjitur dhomës së vet.

Braçe thotë se është ankuar për projektin dhe ka kërkuar që të prishet, por që nuk është marrë parasysh kërkesa e tij, teksa i “demoralizuar” shkruan se e vetmja gjë i mbetet është “të marrë kazmën dhe ta prishë vetë”.

Postimi i plotë i Braçes:

URREJTJA NDAJ PUBLIKES; PERDORIMI KORRUPTIV I PUBLIKES QE TE FITOJ NJE PRIVAT! Po bejme nje pune te mire me QENDREN SHENDETESORE NE KEMISHTAJ;

Duket vete! Po shihni çfare ndodh;

Shkelet me kembe projekti dhe “vidhet nje tualet” per nevoja te nje privati! Pra, brenda QENDRES SHENDETESORE publike, hyn privati, merr nje banjo dhe ja ngjit dhomes se tij! E di e di, eshte çmenduri! E di gjithashtu se s’kam kujt t’i ankohem; Por ja, tre jave me pare isha ne objekt, pash kete çmendurine, kerkova projektin, balladaquam projektin me ç’kish ndodhur, kerkova e lash porosi te prishej e projekti te shkonte ne vend! Sot isha perseri dhe perseri ishte po njesoj!

TANI ME MBETI TE MARR KAZMEN E TA PRISH VET!

 

Zjarr Tv Ad