Pas deklaratës së Papa Françeskut në lidhje me familjen dhe mungesën e fëmijëve nga çiftet e reja të cilët preferojnë të mbajnë kafshë shtëpiake, shumë diskutime u ngritën në rrethe shoqërore.
Së fundmi Dorina Mema ka thënë se Papa nuk është treguar korrekt pasi nuk e ka shprehur saktë se kujt po i drejtohej. Ajo përfundoi diskutimin e saj duke ngritur zërin se shoqëria ka nevojë për burra dhe një familje të shëndoshë.
“Ne femrat kemi nevojë për meshkuj. Nëse të gjithë meshkujt bëhen gay atëherë me kë do të martohemi ne? Është një kërkesë normale e femrave në botë. Unë shoh që shumë firma nëpër botë bëjnë promovimin me meshkuj të veshur me fustan.
Na kanë marrë fustanet. Po flas të drejtën, ne femrat kemi nevojë për burra. Kanë dëshira seksuale? Brenda dhomës të bëjnë ç’të duan por jo të promovojnë për fëmijët tanë këtë lloj jete. Ndaj qan ky vend, për dy gramë burrni. Institucioni familjar çfarë sjell? I mban fëmijët larg veseve. I detyron dhe i kërkon llogari për tu shkolluar, të sjellë një ekonomi në familje. Familja është shtylla dhe baza e shoqërisë”, tha Dorina.