Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Përmes një postimi në facebook deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka reaguar në Ditën e Europës ndaj vendimit të marrë nga qeveria për Teatrin Kombëtar.
Në një postim në TËitter, ajo shkruan se kreu i Bashkisë, Erion Veliaj do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.
“Një shaka? Jo! në Ditën e Evropës, 9 maj, #Rama duke mosrespketuar vlerat europiane, po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.“, shkruan Doris Pack.
Kujtojmë se ditën e djeshme qeveria Rama i dorëzoi pronësinë e Teatrit Bashkisë së Tiranës.