Dorjan Teliti: Edi Rama me avion privat, qeveria shpenzime luksi për hotele e zyra

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtor i kabinetit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, në një dalje për mediat është shprehur se kryeministri Rama ka mashtruar shqiptarët.

Sipas tij, pas 7 vitesh në qeveri, shqiptarët janë më keq, ndërsa Rama po jeton në luks duke u pajisur edhe më një avion.

Po ashtu, Teliti ka shtuar se janë 260 milionë dollarë që i mungon arkës së shtetit nga viti 2019.

Teli u shpreh se qeveria ka shpenzuar rreth 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë në hotele, zyra luksoze, udhëtime me avionë privatë.

Dorjan Teliti: Edi Rama i gënjeu dhe i mashtroi shqiptarët, kur erdhi në pushtet, duke u premtuar mirëqenie dhe një jetë më të mirë. 7 vjet më pas, shqiptarët janë më keq, ndërsa Edi Rama jeton në luks, duke u pajisur edhe me një avion privat.

Me 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit për vitin 2019, kryeministri i votave të vjedhura është rekordmen i korrupsionit dhe paaftësisë. Nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, shtresat në nevojë vazhdojnë të jenë të braktisura, investime ka gjithmonë e më pak. 

Luksi qeveritar është i vetmi tregues me rritje në qeverinë e Edi Ramës, të kalbëzuar nga korrupsioni. Për zyra luksoze, hotele të shtrenjta, udhëtime me avionë privatë, fasada luksi janë shpenzuar rreth 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, duke e shndërruar qeverinë e korruptuar të Ramës në simbolin e kap ça t’kapësh.

Zjarr Tv Ad