Doshi-Dako-Rakipi/ Treshja e “non-gratave” që hapën rubinetin e votave për mandatin e tretë të Edi Ramës

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Përgjegjësia është personale. PS nuk mban përgjegjësi për ata që u merr koka erë”.

Me këtë frazë standard, Edi Rama i lan duart si Ponc Pilati sa herë që të zgjedhurit e tij akuzohen për afera e korrupsion. Këtë përgjigje dha kur u arrestua Alqi Bllako e më herët, Lefter Koka.

Ky qëndrim i Ramës është pjesërisht i vërtetë. Përgjegjësia penale vërtet është personale. Por, përgjegjësia politike nuk është e tillë. Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku u votua në 6 bashki, dy politikanë të shpallur “non-grata” u përfshinë direkt në fushatë elektorale. Vangjush Dako dhe Tom Doshi u fotografuan dhe u filmuan duke bërë fushatë e kërkuar vota për kandidatët e Partisë Socialiste.

Kjo nuk është më përgjegjësi personale. Kjo është përgjegjësi politike e atyre që i kanë angazhuar Dakon e Doshin në fushatë. Ky është gabim, në mos “faj” i Edi Ramës dhe i lidershipit të Partisë Socialiste.

Ish-deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara dje si njeri “i lidhur ngushtë me një grup të krimit të organizuar brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit”.

“Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Thesarit.

Pra, një ndërthurje e hapur e politikës me….. /Panorama

Zjarr Tv Ad