“Dosja 339”, mbyllen hetimet për Çukon, shoferin dhe 4 të tjerë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet edhe për grupin e dytë të të pandehurve për dosjen “339”.

Në grupin e dytë janë 6 të pandehur, mes tyre ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko dhe ish-shoferi i tij Qerim Musha. Ky i fundit dyshohet se është i implikuar në ryshfetin qe u merrej të dënuarve për lejet dhe transferime

Të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv i zyrtarëve të lartë.

Më herët organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatën e krimeve të rënda pjesën e parë të dosjes “339” me 12 të pandehur.

Të pandehur në këtë dosje janë: Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça. Ndërkohë, në hetim vijon jetë nga Prokuroria dosja 339/1, e cila heton shit-blerjen e votave.

 

Zjarr Tv Ad