“Dosja 339″/ Prokuroria nis hetimet për personat që nxorën sekretin hetimor

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka nisur një hetim që lidhet me nxjerrjen e sekretit hetimor në lidhje me dosjen 339, që ka të bëjë me përgjimet e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nent 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “ Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.

Zjarr Tv Ad