Lirohet nga qelia e burgut Astrit Avdyli, pjesë e bandës së Avdylajve të Shijakut, vëllai i Altin Avdylit i cilësuar si Niçja i Shijakut i skeduar në dosjen e bujshme 339. Të liruar janë dhe Jasin Kala dhe Denis Llaftiu.
Arsyeja është pasi atij i ka kaluar afati i paraburgimit. Ligji e parashikon 12 muaj paraburgimin ndërsa të liruarit kanë bërë 14 muaj paraburgim.
Avdyli u arrestua gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Brenogë të Hasit. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”dhe “krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”.
Për këto akuza ai është dënuar me 6.8 vite burg si dhe i është konfiskuar pasuria, ndërsa prej muajsh kërkon që të dalë nga qelia. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore 24 orë tek dera.
Deri më tani për këtë dosje janë ndërruar 3 trupa gjyqësore ndërsa prokuror është Vladimir Mara. Për Avdylin dhe 3 të tjerët çështja është ende në gjykim të shkallës së parë.