Dosja.al: Me ‘Kuvendin’ e Gjanës, Berisha meriton të jetë e ardhmja

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Enton Abilekaj

Ky është Kuvendi i denoncimit të masakrës elektorale që PD e Berishës u paska bërë atyre të Bashës? Flutura Açka sapo denoncoi Luciano Boçin, më të votuarin e Elbasanit, se i ka vjedhur votat.

Ky është Kuvendi që e paraqet PD-në jo një ndër dy forcat më popullore, por si një minoritet social të margjinalizuar që kërkon strehim politik te ambasada amerikane. Janë në të drejtën e tyre të jenë minoritet social.

Në fillim të fjalës së tij, dukej sikur ishte Kuvend parazgjedhor, dukej sikur PD nuk është mbledhur 8 muaj pasi humbi zgjedhjet për herë të tretë dhe 1 javë pasi humbi anëtarësinë e saj për ta zëvendësuar me ndihma nga brenda dhe nga jashtë.

Ishte një tjetër rrëzim i qeverisë së Ramës nga Lulzim Basha, pas rrëzimeve që bëri nga 16 shkurti i 2019 deri kur bojkotoi zgjedhjet lokale.

Janë rrëzime që përfundojnë në tryezën me Damianin dhe pastaj në fasadë për zgjedhjet pluraliste.

Ishte një Kuvend ku i vetmi argument bindës për shumicën ishte Jemin Gjanaj, që vuri si garanci reputacionin e tij për ta bërë të besueshme shifrën e 5004 delegatëve.

Me një Kuvend si ky, Berishës nuk i duhej as Kuvendi i datës 11 as Referendumi, mjafton të bëjë një xhiro në Bulevard.Dosja.al: Me ‘Kuvendin’ e Gjanës, Berisha meriton të jetë e ardhmja- shkruan ndër te tjera Alibekaj

Zjarr Tv Ad