Dosja e Hejsek në gjykatë, ish-drejtori i CEZ akuzohet për mashtrim

0
730
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dy ish-zyrtarë të lartë të kompanisë CEZ. Bëhet fjalë për, Ian Ivan dhe ish-drejtorin e CEZ, Jozef Hejsek, të cilët akuzohen për “Mashtrim me shuma të mëdha” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Josef Hejsek, ka qenë kreu i bordit drejtues të CEZ-Shpërndarja në vitin 2012, kohë në të cilën Kastriot Ismailaj në rolin e administratorit të DIA-s ka lidhur kontratën me CEZ për mbledhjen e borxheve.

Sipas prokurorisë vjedhjen, Ismailaj, e ka kryer në bashkëpunim me ish-drejtuesin çek të CEZ, Josef Hejsek. Marrëveshja mes “CEZ Albania” dhe shtetit shqiptar, është miratuar në parlament nëpërmjet një ligji, dhe kjo marëveshje është bërë me ligj, dhe jo me ratifikim.

Prokuroria ka gjetur këtu kleçkën ligjore për ta çuar në gjykatë dosjen në ngarkim të Hejsek.

Nisur nga situatë,duke marrë hierakinë juridike të Shtetit Shqiptar, në këtë rast prevalon më tepër Kodi Penal se sa ligji që ka shërbyer për lidhjen e marrëveshjes mes “CEZ Albania” dhe shtetit. Nisur nga këto kushte sipas burimeve të prokurorisë, Josef Hejsek, nuk ka asnjë mburojë ligjore, dhe ai do gjykohet në mungesë.

“Pёr realizimin e qёllimit tё tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkёpunёtor personin nën hetim Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues  tё kёsaj shoqёrie. I pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn  512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё  aksioneve tё kёsaj shoqёrie. Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me  qёllim realizmin e  kontratёs,  por i ka rinvestuar, i ka transferuar  jashtё vendit apo i ka pёrdorur  pёr qёllime personale,” sqaron Prokuroria.

Hejsek ishte zgjedhur nga përfaqësuesit cek të CEZ SH.A pasi kjo kompani zotërohej nga çekët dhe aksioner ishte dhe shteti shqiptar.

Kontrata DIA-CEZ u rrëzua në vitin 2010, ndërsa në tetor të 2011 sipas prokurorisë, Ismailaj arriti ta lidhë atë dhe në bashkëpunim me Hejsek duke i paraqitur CEZ-it fatura dhe dokumentacione fiktive e false, arriti të marrë 512 milionë lekë.

Zjarr Tv Ad