Dosja është kthyer 3 herë, shtyhet sërish seanca për Fatos Lulon, SPAK nuk ka dorëzuar ekspertizën

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 19 korrik gjyqin për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Shkak për këtë vendim është bërë mosparaqitja nga SPAK e ekspertizës së kërkuar nga Gjykata mbi bilancin e të ardhurave dhe pasurisë së Lulos.

3 herë është kthyer nga togat e zeza dosja në ngarkim të ish-magjistratin. Pak javë më parë SPAK kaloi për gjykim, ish-anëtarin tjetër të Kushtetueses Bashkim Dedja me të njëjtat akuza.

SPAK e akuzon Fatos Lulon për fshehje të pasurisë ç’ka çoi në sekuestrimin e pronës së tij, së bashku me pasuritë e Bashkim Dedjas (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë). Ish-gjyqtari i Kushtetueses nuk arriti të kalonte as vettingun.

Zjarr Tv Ad