Dosja ‘Hajdari’/ Apeli pranon kërkesën e Izet Haxhisë: Rigjykim!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka pranuar sot kërkesën për rigjykim të Izet Haxhisë, ish-truproja i ish-kryeministri Sali Berisha i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Apeli ka vendosur të kthejë çështjen për rigjykim në Gjykaten e Shkallës së Parë, çka do të thotë fillim i procesit gjyqësor nga e para për Izet Haxhinë. Procesi do të nisë me një tjetër trupë gjykuese e gjyqtar.

Prishjen e vendimit nr.318 (316) datë 29/04.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj të pandehurit Izet Haxhia dhe kthimin e akteve për rigjykim në një kolegj tjetër të asaj gjykate”- thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Izet Haxhia ishte dënuar me 25 vjet burg, por sipas Apelit i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur dhe për këtë arsye çmon se vendimi duhet prishur dhe kthyer për rigjykim.

Më herët Izet Haxhia dhe avokatit Bashkim Nikolli kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese si Valdete Hoxha, Genti Shala, Astrit Haxhialushi me arsyetimin se kjo trupë nuk mund të garantojë një proces të paanshëm.

Në 2006, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj vitit të kaluar ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Zjarr Tv Ad