“Dosja Tahiri ka për të pasur çudira”, gazetarja e njohur zbulon ‘goditjen’ e radhës që pritet të marrë ish-ministri nga SPAK

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Anduena Llabani ka analizuar sot dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili pak ditë më parë u dënuar me burg. Gazetarja bën të ditur se ka informacione se lëvizja e radhës e SPAK do të jetë nisja e hetimit pasuror për ish-ministrin.

Deklarata e Llabanit:

“Nuk është një produkt i drejtësisë, “çështja Tahiri”, sepse çdo gjë ka ardhur e gatshme nga Italia, çdo provë, çdo informacion.

Por dënimi i tij ka edhe anën e keq, është se do të shohim një ish-ministër të dënuar për përfitime dhe do të shohim se cili është roli i SPAK. Kam informacioni, nga burime, që do të niset shpejt një hetim pasuror ndaj ish-ministrit, pasi në vendim thuhet se ka përfituar nga banda Habilaj. Dosja Tahiri ka për të pasur çudira, pas vuajtjes së dënimit mund të kërkojë azil ose status të penduarit, por për momentin nuk është në kushtet e favorshme të procesit, mund ta kishte bërë më parë.

Pra është një vendim, sa i papritur, aq i paramenduar, dhe shpejt do të presim një hetim pasuror nga prokurorët e SPAK. “, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad