Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale, i cili përmban një alternativë ndryshe për kryeqytetin, i cili sugjerohet të ketë 14 bashki të vogla dhe Bashkinë qendrore në Tiranë.
Ylli Asllani, sekretar i PD tha se me këtë draft “ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë me 14 bashki të vogla. Kurse politikat qëndore do ti luajë bashkia kryesore që do të jetë ajo e Tiranës”.
Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.
Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.
Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.
Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.
Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.
Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.
Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.
Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.
Në Kukës nga 3 bëhen 5 bashki