Historia tronditëse e një 60-vjeçari, baba i 3 fëmijëve është trajtuar këtë herë në një emision online. Djali i madh ka humbur jetën si pasojë e skizofrenisë paranoide, pasi është vetëvrarë duke u hedhur për herë të dytë nga ballkoni, ai po vuan me djalin tjetër i cili është diagnostikuar njësoj si i vëllai. Ja çfarë thotë 60-vjeçari në mesazhin që i ka dërguar psikologes Ervisa Lula:
“Jam 60 vjeç dhe jam babai i 3 fëmijëve. Jeta ime dhe e familjes është kthyer në një ferr. Në vitin 1998 emigruam ne Greqi, gjithçka shkonte mirë derisa djali i madh filloi të kishte probleme shëndetësore. Djali ankohej në fillim se punonte shumë dhe fitonte pak. Pas konsultës me një patholog ai na tha të shkonim tek psikiatri i cili e diagnostikoi me skizofreni paranoide. Sa vinte dhe situata agravohej akoma më shumë, e çuam në një klinikë private, nuk qëndroi dot as 24 orë dhe kërkonte ta merrnim në shtëpi e të mos e çonim kurrë më në spital, donte të rrinte në shtëpi e të pinte ilaçe.