Dramë tek Infektivi/ Rrëfehet e moshuara: Kam 2 net që fle në kangjella, asnjë informacion për burrin…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 200 qytetarë të infektuar ndodhen të shtruar në spitalet kovid 1 dhe kovid 3, ku po marrin trajtimin e nevojshëm me shpresën e kapërcimit të kësaj sëmundjeje, e cila po shkakton viktima çdo ditë. Siç njofton vetë Ministria e Shëndetësisë, disa prej pacientëve ndodhen në gjendje të rënduar.

Nga SYRI TV.

Ashtu si çdo ditë, familjarët e pacientëve qarkojnë Spitalin Infektiv në QSUT në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre që ndodhen të shtruar aty.

Prej 3 ditësh kjo e moshuar nuk merr asnjë informacion për bashkëshortin e saj. 68-vjeçari u soll në Infektiv me kod të kuq nga spitali i Gramshit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ka 2 netë që e  moshuara fle jashtë pavarësisht se temperaturat kanë nisur të bien gjatë natës dhe detyrohet të prese mëngjesin siç thotë ajo vetë, me kokën mbështetur tek kangjellat.

Aktualisht në Shqipëri ka rreth 12 mijë raste aktive.. Qarku më i prekur mbetet Tirana, e cila ndiqet nga Fieri, Durrësi e Shkodra.

Zjarr Tv Ad