Drejt Italisë me pasaportë false greke, kapet 31-vjeçari në Vlorë

0
1

Policia Kufitare në Vlorë ka arrestuar një 31-vjeçar që ka tentuar të kalojë me pasaportë false greke drejt Italisë. Sipas të dhënave zyrtare, është bërë arrestimi i shtetasit Gj. M., 31 vjeç, banues në Ankona, Itali.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, pasi ka tentuar të kalojë Pikën e Kalimit Kufitarë të Portit Vlorë në drejtim të shtetit Italian, me mjet identifikimi kartë identiteti greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.