Drejt një otomanizmi të ri? “Gjuha turke futet në shkollat shqipe”, miratohet në fletroren zyrtare marrëveshja me Turqinë në fushën e Arsimit

0
1068
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrëveshja e arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për  bashkëpunimin në fushën e arsimit është botuar në fletoren zyrtare më datë 2 mars. Një marrëveshje e cila i tejkalon kufijtë e bashkëpunimit pasi parashikon rishikimin e teksteve shkollore.

Ajo që bie në sy nga marrëveshja e arritur është futja e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një program pilot në gjuhën turke.

Në nenin 2 pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet. Termi “përmirësim” i materialeve arsimore është mjaft i gjerë dhe evaziv.

Zjarr Tv Ad