Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale drejtësinë e re. Manjani i drejtohet me ironi edhe ambasadores Yuri Kim, si një ndër mbështetëset më të mëdha të drejtësisë së re.
Manjani shkruan se Gjykatat nuk kanë gjyqtarë dhe për pasojë as mundësi të gjykojnë shpejt, por çuditërisht e gjetën kohën për të dhënë vendimin e shpejtë, pezullimin e zgjedhjeve në FSHF.
Postimi i plotë:
Gjykatat nuk kanë gjyqtarë dhe për pasojë as mundësi të gjykojnë shpejt. Nuk kanë as këllqe të pezullojnë policinë e bashkinë në rrëmbimin e pronave private të njerëzve. Pra nuk kanë këllqe të gjykojnë as drejt.
Nuk kanë këllqe të rregjistrojnë formalisht atë që ka ndodhur në PD. Pra as të kryejnë veprime formale regjistrimi që lidhen me demokracinë në vend. Nuk kanë as kohë e as këllqe. Ama gjetën kohë, gjyqtar e këllqe të pezullojnë zgjedhjet në FSHF, sepse kështu do pushteti. FSHF është tema e ditës. Duhet rrëmbyer me çdo kusht, siç rrëmbyen pronat e njerëzve.
Gjykata i jep një dorë të mirë pushtetit. Dukshëm çdo partia bën gjykata!!!! Drejtësi e pavarur, apo jo Yuri?! Po kur të ikësh ti si do ja bëjm?! Hajt shnet, shnet! Të fala reformës!