‘Drejtësia e re’/ Ironia e Manjanit: Mahnitëse kjo letër reference

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Mahnitëse kjo letër reference!

E kanë lëshuar (të paktën firmosur) disa anëtarë të KLP për kolegun e tyre. Kolegët lavdërojnë kolegun dhe e quajnë letër reference!!! Ndoshta e di gabim, po letrat e referencës lëshohen nga eprorët jo nga kolegët!!!

Nejse, sa të rrojmë do mësojmë.

Po ç’është më interesantja është përmbajtja. Humor i gjallë. Doni më për Belulin?! Apo keni harruar komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit?! S’ka problem. Lexoni këtë letër se do ju kujtohen të dyja kryeveprat e humorit.

Them do ju kujtohen sepse cilësisht kjo letër është një kopje e keqe humori, krahasuar me dy veprat.

Kolegët japin garanci që “i rekomanduari” është më i miri për në Gjykatën Kushtetetuese. Më punëtori, më kritiku e më me integritet sesa edhe ata vetë… Pa iu referuar asnjë produkti të vetëm në drejtësinë kushtetetuese. As edhe një artikull të paktën. Asnjë kriteri ligjor për të qenë gjykatës në Kushtetuese.

Por ata rekomandojnë që KED apo kush e ka në dorë këtë punë, të lënë çdo kandidat e të emërojnë zotin Tartar, i rekomanduari në këtë letër. Anëtarët firmatarë të këasaj letre marrin përsipër të japin gjykime edhe për emërimet në gjykatën Kushtetuese. A thua se e ndritën me emërimet që kanë në dorë, pra me prokurorinë!!!

Pastaj pse detyrimisht në Kushtetuese?! Pse jo diku tjetër?! Fjala vjen në Kryeministri… qesharake!

Zoti Tartar Baze është denoncuar nga Artur Çani në Aisbergun e Tij, gati 3 vite më parë për një vit shkollor të errët të shkollës së mesme. Zoti Tajar në atë emision shfaqej me mjaft arrogancë, por pa dhënë asnjë fakt të vetëm që të rrëzonte gjetjet e gazetarit.

Por meqë kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund- siç ka thënë edhe zonja Kim, zotit Tartar nuk i hyri asnjë gjëmb në këmbë. Jo vetëm kaq por tashmë na është bërë edhe konstitucionalist. Thonë që ka edhe denoncime andej nga SPAK, po nejse.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë sukses Tartar, më të mirit prej “masës së gjerë të juristëve në vend”- thotë rekomandimi…

KLP të lumtë dora!

****
Më vjen mirë që Gent Ibrahimi dhe KLP zyrtare nuk janë përfshirë në këtë budallëk.

Zjarr Tv Ad