Drejtësia e re si komisioni i drejtësisë së Thimio Kondit në vitin 1997

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Gent Strazimiri

Raporti i “British Helsinki Human Rights Ëacth” mbi për “reformën në sistemin gjyqësor” në tetor 1997.

“Ekspertët” e kohës ishin:

* Fatmir Xhafa (Sekretar i Pergjithshëm i KM)

* Ardian Dvorani (Drejtor i kodifikimit në MD)

Kjo drejtësia e ligë që po “reformohet” sot, është produkt i “reformës socialiste” Xhafaj-Dvorani, të kryer në 1997.

………….

“Pavarësia gjyqësore përballet me sfidat e para!

* Sistemi gjyqësor në Shqipëri ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme nga qeveria socialiste shqiptare që nga zgjedhja e saj në Qershor.

Pjesa më e madhe e kësaj “reforme gjyqësore” megjithatë duhet të jetë një çështje shqetësuese për vëzhguesit ndërkombëtarë.

Ministri i Drejtësisë, Thimio Kondi, njoftoi pak pasi mori postin e tij në fund të Korrikut, që të gjitha gjykatat në Shqipëri do të mbyllen për një muaj dhe se të gjitha gjyqet në zhvillim do të pezulloheshin për atë periudhë. Kondi urdhëroi të gjithë gjyqtarët për të marrë “pushim” një mujor.

Partitë e opozitës në atë kohë e kritikuan këtë urdhër si një shkelje flagrante të pavarësisë së gjyqësorit nga ekzekutivi.

Gjatë kësaj periudhe “pushimi”, Kondi nisi shkarkimet masive në Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar në 5 gusht, në kundërshtim me ligjin për shërbimin civil, që të gjithë drejtorët të dorëzojnë dorëheqjet e tyre. Përveç kësaj, rreth tridhjetë prokurorë u pushuan nga puna, përfshirë Kryeprokurorin e Tiranës dhe zëvendësin e tij.

Partitë e opozitës kanë akuzuar se gjykatat janë mbyllur ndërkohë që janë kryer shkarkimet në sistemin e drejtësisë për të parandaluar ata që janë larguar nga puna të ndërmarin veprime ligjore.

Veprimi më serioz në lidhje me gjyqësorin ishte amendamenti i 27 gushtit 1997 i Ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Si organ i cili emëron ose shkarkon gjyqtarët dhe prokurorët, Këshilli i Lartë i Drejtësisë është çështje veçanërisht e fuqishme dhe e ndjeshme. Gjatë qeverisjes së mëparshme, nëntë anëtarë të këshillit nga 13 anëtarë (70 për qind) u zgjodhën nga kolegët gjyqtarë dhe prokurorë përmes votimit të fshehtë.

Në gusht, me propozimin e presidentit shqiptar, i cili gjithashtu vepron si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përqindja e anëtarëve të KLD të zgjedhur nga kolegët e sistemit gjyqësor u reduktua në vetëm 38 për qind.

Sipas ligjit të ri, një shumicë prej 62 përqind e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë zgjidhen nga parlamenti, i cili gëzon shumicën socialiste prej dy të tretave.

Ky ndryshim qartësisht turbullon ujërat midis funksioneve gjyqësore dhe legjislative të qeverisë.

Në prezantimin e 100 ditëve të para të qeverisjes socialiste, Kryeministri Nano veçoi reformën gjyqësore si një nga arritjet kryesore të qeverisë së tij deri tani. Ai përmendi në mënyrë specifike “përmirësimin e mënyrës së krijimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, duke cituar se zgjedhja parlamentare e këtyre anëtarëve të Këshillit ishte “sa më demokratike mënyra e emërimit të këtyre anëtarëve,  aq më e garantuar është pavarësia e pushtetit gjyqësor”.

Këshilli i Evropës ka kritikuar ndryshimet, duke përmendur domosdoshmërinë e një balance të qartë të pushteteve.

Anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë pagabueshmërisht të orientuar politikisht.

Anëtar i ri i Këshillit Perparim Sanxhaku, për shembull, ishte avokati mbrojtës i kryeministrit Fatos Nano, kur ai u dënua për keqpërdorimin e ndihmës humanitare italiane.

Një anëtar tjetër i Këshillit është Dashamir Kore, një ish-ministër i drejtësisë gjatë periudhës komuniste.

Në tërësi, vetëm pesë anëtarë të Këshillit me 13 anëtarë janë gjyqtarë.

Këshilli i Evropës gjithashtu ka shprehur qëndrimin e tij se shumica e anëtarëve të këtij Këshilli duhet të jenë gjyqtarë.

Ish-Kryetari i Gjykatës të Tiranës, Qazim Gjonaj, i cili u intervistua për këtë raport, ishte vetë viktimë e “reformës gjyqësore” të qeverisë socialiste. Sipas Gjonajt, ai u shkarkua nga Këshillii ri i Lartë i Drejtësisë pa seancë dëgjimore ose ndonjë provë të keqbërjes. Si njeri që ka kritikuar publikisht reformën gjyqësore të qeverisë Socialiste në gazetat shqiptare, Gjonaj u pyet gjatë intervistës sonë nëse ndonjë ambasadë perëndimore, organizatë për të drejtat e njeriut apo gazetare ishte interesuar për rastin e tij apo ato të kolegëve të tij, që ishin shkarkuar në mënyrë të ngjashme. Ai u përgjigj se ne ishim organizata e parë perëndimore që tregon interes mbi këtë çështje.

Gjatë përgatitjes së këtij raporti, doli në pah edhe një tjetër zhvillim alarmues në lëvizjen e qeverisë aktuale për të “reformuar” sistemin gjyqësor shqiptar.

Në fund të Tetorit, Gjykata Kushtetuese vendosi që neni 7 i ligjit të sapo miratuar mbi institucionet huadhënëse jo-bankare, i cili ju lejonte audituesve qeveritarë akses të pakufizuar në regjistrat financiarë, ishte antikushtetues. Rasti është sjellë nga kompania VEFA, e cila kërkoi të parandalonte audituesit nga ajo që pretendonte se ishte “akses i pakufizuar” në punët e brendshme financiare të kompanisë. Gjykata Kushtetuese ra dakord dhe e hodhi poshtë nenin.

Ky vendim u kritikua ashpër nga Ministri i Drejtësisë, Thimio Kondi, i cili e quajti Gjykatën Kushtetuese “një forcë destruktive”.

Më pak se një javë më vonë, pasi Gjykata u denoncua ashpër nga udhëheqësit e Partisë Socialiste në organin e partisë “Zëri i Popullit”, Parlamenti vendosi që tre gjyqtarë të pezulloheshin.

Menjëherë pas kësaj, Gjykata vendosi që Parlamenti kishte vepruar jashtë autoritetit të saj në pezullimin e gjyqtarëve, duke e lënë situatën pezull midis Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Pavarësia e gjyqësorit varet në fije të perit.”

Zjarr Tv Ad