Nga Petrit Vasili
Lojërat me hartë gjyqësore, një farsë që ripërzien pa zgjidhje çorbën e kolapsit të drejtësisë! Kolapsi total i drejtësisë është fakt. 3 mijë çështje për një gjyqtar do të thotë që realisht qytetarët të mos marrin kurrë drejtësi.
Do të thotë ulje e tmerrshme e cilësisë së gjykimit për shkak të një volumi absolutisht të papërballueshëm. Do të thotë nëpërkëmbje e të drejtave dhe e barazisë përpara ligjit për dhjetëra mijëra qytetarë. Do të thotë hapësirë pa fund për abuzuesit sepse drejtësia ndaj tyre nuk do të bëhet kurrë.
Do të thotë fushë e hapur për pandëshkueshmërinë në të gjitha nivelet e shoqërisë. Do të thotë pasiguri e thellë juridike për bizneset dhe premisë fondamentale për thellim të krizës ekonomike. Lojërat dhe propaganda me hartën e re gjyqësore është thjesht farsë.Mungesat e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë janë kritike.
Harta e re gjyqësore thjesht ripërzien çorbën e kolapsit dhe nuk i jep zgjidhje asaj, por vetëm sa u shton mundimet qytetarëve.Drejtësia e kapur nga rilindja prodhoi kaos dhe uli përtokë autoritetin e drejtësisë.
Reforma e kapur e drejtësisë prodhoi zhgënjim dhe betonoi pandëshkueshmërinë. Asnjë lloj propagande nuk e zgjidh dot këtë batërdi organizative dhe ligjore me drejtësinë. Duhet reformë e vërtetë në themel për ta çliruar nga kapja rilindase dhe për të ndalur një dëm të frikshëm të themeleve të shtetit me efekt për dhjetëra vitet që do të vijnë.