Drejtonte i dehur makinën, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një punonjës policie është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. 33-vjeçari K.D. me detyrë Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në polici, është ndaluar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet. Gjatë kontrollit me drager, rezultoi se 33-vjeçari ishte nën efektin e alkolit.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 16.08.2022, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndērsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkolike. Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

Zjarr Tv Ad